Daut Haradinaj: Ta shohim kë do ta propozojnë, ne i përmendëm dy emra që mund t’i votojmë për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përsëriti se deputetët e kësaj partie do të votonin pro një kandidateje për kryetare të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ajo do të ishte Saranda Bogujevci ose Shqipe Mehmeti-Selimi.

Në rast se ripropozohet Albulena Haxhiu, siç ka paralajmëruar LVV-ja, Haradinaj tha se do të votojë kundër.

“Ta shohim se kë do ta propozojnë. Ne i kemi bërë publikë dy emra që jemi të gatshëm me i votu dhe nëse propozohet ndonjëri prej tyre, vota jonë është pro si Grup Parlamentar”, tha ai.