35 vjet nga lirimi i Adem Demaçit

Sot u mbushën 35 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi.

Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë.

Pasi u lirua, Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Ai u arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e ish-Jugosllavisë.

Pasi u lirua Demaçi menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë.

Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan.

Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Demaçi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit.

Gjatë vitit 1975 në Kosovë, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Vojvodinë, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, u bënë shumë burgosje arbitrare dhe u montuan shumë procese gjyqësore kundër njerëzve të cilët policia sekrete serbe i konsideronte të rrezikshëm dhe bartës të forcave disintegruese të Jugosllavisë.

Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë.

Adem Demaçi vdiq në moshën 82-vjeçare, më 26 korrik të vitit 2018 në Prishtinë.