Formohet Komisioni për verifikim të kuorumit dhe mandateve të deputetëve

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, është formuar fillimisht Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Ky komision përbëhet nga përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, transmeton Zeri.info.

Përbërja e Komisionit:

LVV - Artan Abrashi

PDK - Përparim Gruda

LDK – Armend Zemaj

LS - Branislav Nikoliq

AAK- Nisma – Time Kadrijaj

Dhe përfaqësues nga komunitetet joserbe.

Pas kësaj, seanca ka shkuar në pauzë 15-minutëshe, ndërsa në rend dite është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. /Zëri