Jo një herë, po dy herë – amerikania fiton sërish 100 mijë dollarë në lotari

Një grua nga Virxhinia fitoi 100 mijë dollarë nga një lojë Powerball rreth 12 vjet pas fitimit të të njëjtës shumë nga një biletë lotarie “scratch-off”.

Loteria e Virginias njoftoi se Sharon Godsey, banore e Concord-it, vizitoi selinë e lotarisë për të marrë çmimin prej 100 mijë dollarësh që fitoi nga tërheqja e Powerball më 31 mars.

Bileta e Godsey, e blerë në Carson Market në Village Highway në Concord, përputheshin katër nga pesë numrat e parë dhe Powerball, duke fituar një çmim prej 50 mijë dollarësh që u dyfishua në 100 mijë dollarë falë faktit që lojtarja pagoi një dollar shtesë për mundësinë Power Play.

“Thjesht rashë në tokë! Gjuha më ra”, i tha Godsey zyrtarëve të lotarisë për momentin kur e kuptoi se kishte fituar.

Godsey kishte fituar më parë 100 mijë dollarë nga një biletë scratch-off Sapphire Riches që bleu në vitin 2013.