Konjufca thotë se LVV-ja e ka të pamundur themelimin e qeverisë pa koalicion

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në konferencën me gazetarë ka folur për krijimin e institucioneve. Ai tha se pa koalicione është i pamundur themelimi i Qeverisë.

Lidhur me pyetjen për të parin e Kuvendit të Kosovës, Konjufca tha se LVV-ja ende nuk e ka dhënë emrin për mandati e kryetarit të Kuvendit.

“Kjo për arsye se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës, e cila u nënshtrohen disa principeve e njëra prej më kryesoreve është përpjekja për ta themeluar Qeverinë, sepse Kuvendi nuk është institucion në vetvete, por themelohet për të zgjedhur institucione të tjera dhe njëra prej më të rëndësishme është ekzekutivi”, tha Konjufca.

Ndërsa për themelimin e qeverisë, Konjufca tha se është e pamundur të themelohet pa koalicione që është e aftë për ta qeverisur vendin.

“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm. Kemi thënë qëllimi është ta bëjmë të vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”, ka thënë ai pas mbledhjes me subjektet politike.