Fillon takimi i Konjufcës me përfaqësuesit e partive politike

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim me nënkryetarët e partive politike opozitare, me qëllim diskutimin për organizimin e seancës konstituive, e cila do të mbahet më 15 prill.

 

Në këtë mbledhje morën pjesë nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë.

 

 

Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës.