Veç dje, 78 aksidente komunikacioni në rrugët e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 78 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë, 29 aksidente kanë qenë me lëndime trupore dhe 49 të tjera vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe Policia ka shqiptuar 1 mijë e 539 tiketa trafiku.

Ndërsa bëhet e ditur se janë arrestuar 18 persona, 16 janë dërguar në mbajtje.