E pa besueshme, por e vërtet, UEFA zbythet para Serbisë
Heq flamurin e Kosoves nga salla ku po mbahet Kongresi i 49 i saj ne Beograd.
Nje turp e skandal i madh qe e ben pis Shtepine Europiane te futbollit si kurre me pare ne historine e saj.
Asnje proteste nga Shqiperia ne mbrojtje te Kosoves aq me shume qe presidenti i futbollit te Shqiperise Armando Duka eshte njeherazi edhe zv .President i Uefa.
Dje ne diten e pare te kongresit ne fjale flamuri dhe simbolet e shtetit te Kosoves ishin aty e prezent sikurse edhe te 55 shteteve anetare te Uefa qe po marrin pjese ne kete kongres.
Sot pas ankeses se Serbise duket se Uefa e Presidenti i saj slloveni Ceferin jane trembur e me pas jane zbythur perpara Serbise teksa nxituan qe te heqin flamurin e Kosoves dhe te gjitha sinbolet e nje shteti anetar te saj me te drejta te plota ...duke shkelur rende mbi te gjitha statusin e vet.
Absolutisht qe ngjarja ne fjale tashme me plot gojen duhet te quhet njolla me e erret dhe turpi me i madh ne historine 71 vjecare te vete Uefa.
Ne vend qe Uefa ti tregonte vendin Serbise e madje edhe ti kish nderprere punimet e kongresit te saj pas kercenimeve e presioneve te Serbise ...e ne vend qe vendet e tjera anetare ne kete kongres te kishin protestuar ashper ndaj ketij veprimi bandit te Serbise e ketij leshimi skandaloz e te pa precedent te vete Uefa...Ceferini me shoke e me pseudo shqiptarin Duka ne krah kane heshtur, jane trembur, kane mbyllur gojen , jane zbythur e nuk kane reaguar kerkundi.
Minimumi qe duhet te benin dy presidentet shqiptare te federatave te futbollit te Shqiperise e te Kosoves ...Duka e Ademi pas kesaj ngjarje ishte braktisja e menjehereshme prej tyre ndaj ketij kongresi te turpshem te Uefa ...aq me shume qe Duken e rendon goxha edhe fakti tjeter ai i te qenit edhe zv.president i Uefa.
E moret vesh tani pse Shqiperia e Rames dhe e Dukes po plasin derisa ta organizojne europianin e U -17 se bashku me Serbine ...
E moret vesh tani pse Uefa e vuri ne te njejtin grup kualifikues per boterorin e 2026 ...Serbine e Shqiperine...