Gani Mehmetaj sjell romanin më të ri “Muri i heshtjes”, promovohet të premten

Gani Mehmetaj vjen me romanin më të ri “Muri i heshtjes”, libër që do të promovohet më 4 prill në Prishtinë, botim nga Uetpress në Tiranë.

Për librin do të flasin Suadela Balliu, drejtoreshë e shtëpisë botuese Uetpres nga Tirana, Femi Cakolli, studiues i letërsisë dhe pastor i Kishës Protestante në Prishtinë, Xhelal Llonqari dhe do të lexohet kumtesa e Ermir Nikës.

Promovimi do të mbahet prej orës 18:00 në hotelin “Sirius”.