Dani Alves shpallet i pafajshëm në akuzën për përdhunim
Gjykata e Lartë në Kataluni ka liruar Dani Alvesin nga akuzat për sulm seksual, pasi ai u dënua pak më shumë se një vit më parë.
Incidenti ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në një klub nate në Barcelonë, por ish-lojtari i Blaugranëve dhe Sevillas është shprehur i pafajshëm që kur u dorëzua në polici në janar të vitit 2023.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ankesën e Alvesit, pas konfirmimit të dënimit.
Sipas gazetës Sport, tre gjyqtarët që ishin në këtë çështje gjetën një “seri boshllëqesh, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kontradiktash në fakte, vlerësimin gjyqësor dhe pasojat e tyre”, lexohej në vendimin e gjykatës sot (e premte) në mëngjes.
Fillimisht, Alvesi u dënua për përdhunim dhe u dënua me 4.5 vjet burg, pas një gjyqi që zgjati disa javë për të përfunduar.
U desh më shumë se një vit që çështja të arrinte në gjyq, me Alvesin që kaloi 14 muaj në paraburgim – atij iu mohua lirimi me kusht dhe iu konfiskua pasaporta pasi ai konsiderohej si rrezik ikjeje.
Pas dënimit, Alvesi vendosi një garanci me kusht që thuhet se kapte vlerën e rreth 1 milion euro dhe që atëherë jeton në kryeqytetin katalunas, megjithëse atij i është mohuar leja për t’u larguar nga vendi, ndërsa apeli i tij ishte në proces.
ë ¡Última hora!
— Diario SPORT (@sport) March 28, 2025
ë El TSJC absuelve a Dani Alves por la agresión sexual a una joven en la discoteca Suttonhttps://t.co/b7yGwHOJqo pic.twitter.com/xAuzh0f2Ug