Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Pas gati dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Certifikimin e zgjedhjeve e votuan për 9 anëtarë, ndërsa dy anëtarët e LVV-së votuan kundër, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit të Qeverisë së re. /Zëri