“Ajo ka punuar për të na mbajtur neve”, flet djali i gruas që u vra në Vushtrri
Një 42 vjeçare u vra në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, pasditen e 24 marsit.
Djali i saj 19 vjeçar, Alaudin Haradini, ka folur për “Radio Evropa e Lirë” rreth këtij rasti.
“Nuk e prisja kështu. E shihja lajmin në portale dhe nuk mund të besoja” - citohet se ka thënë ai mes lotësh.
Veç kësaj, Haradini ka shtuar se vrasja e nënës së tij duhet të jetë rasti i fundit.
“Ajo ka punuar në furrë buke për të na mbajtur neve”.
“Vrasja e nënës sime duhet të jetë rasti i fundit” - ka thënë ai.