Finlanda, vendi më i lumtur për të 8-tin vit me radhë
Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, sipas Raportit të Lumturisë Botërore nga OKB.
Ky shtet e merr këtë epitet specifikisht për natyrën dhe sistemin e mirëqenies, duke dalë para tre vendeve të tjera nordike. Vendi i dytë në këtë listë është Danimarka, sipas BBC-së.
Ekspertët thanë se lidhjet familjare ishin një faktor në rritjen e Kosta Rikës dhe Meksikës në renditje, transmeton RTKlive.
Ndërkaq, Britania e Madhe dhe SHBA-ja zbritën në listë në vendin e 23-të dhe 24-të, respektivisht - pozicioni më i ulët ndonjëherë për këtë të fundit.
Përveç listimeve shtetërore, Raporti Botëror i Lumturisë 2025 shfaqi gjithashtu rënien e lumturisë dhe besimit social në SHBA dhe pjesë të Evropës, të shkaktuara nga drejtimi i polarizimit politik.
Po ashtu, madhësia e familjes ishte e lidhur ngushtë me lumturinë, me katër deri në pesë njerëz që jetonin së bashku, duke shijuar nivelet më të larta të lumturisë në Meksikë dhe Evropë.
John F. Helliwell, një ekonomist në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe një nga redaktorët e themelues të raportit, tha se të dhënat e eksperimentit të portofolëve treguan se "njerëzit janë shumë më të lumtur të jetojnë aty ku mendojnë se njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin".
Studimi, i publikuar nga Qendra për Hulumtime të Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, pyeti njerëzit të vlerësonin jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10, 0 duke qenë jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.
Renditjet e shteteve bazohen në një mesatare trevjeçare të këtyre pikëve. Dhjetë shtetet më të lumtura janë:
1.Finlanda
2.Danimarka
3.Islanda
4.Suedia
5.Holanda
6.Costa Rica
7.Norvegjia
8.Izraeli
9.Luksemburgu
10.Meksika