Në muzeun e Shkodrës hapet ekspozita me veprat e tre fotografëve të njohur shqiptarë

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër sot hapet ekspozita “VENUS!” me veprat nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës, kuruar nga Lek M. Gjeloshi.

Kjo ekspozitë është rezultat i një kërkimi të gjatë në koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës. Repertorin e tyre fotografik, në një moment të caktuar, e përshkon prania e një skulpture: hyjnisë antike – Venus-it –, e cila kundron e palëvizshme disa ngjarje që njëherë e njëkohë u zhvilluan në oborrin e një shtëpie të rëndësishme qytetëse, ku edhe u dokumentuan ngjarje të përveçme, e më tej, ndryshimet e forta politike.

Ekzpozita “Venus!” do të qëndrojë e hapur deri më datën 1 qershor.