Pse Komuna e Malishevës mbeti pa marrë kredi të butë?
Avdi Morina, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, tha se për problemet me ujësjellësin janë të vetëdijshëm ngase vazhdimisht marrin ankesa të kësaj natyre, por që sipas tij, kryetari Ekrem Kastrati kishte arritur të siguronte një mbështetje financiare nga një bankë austriake për një kredi të butë në vlerë 12 milionë euro e cila do e zgjidhte problemin e ujit të pijes në këtë qytet.
Por që Morina për Kiksin tha që ndonëse procedurat e aplikimit i kanë përfunduar, banka austriake ua kërkonte një fletë garanci nga qeveria, dhe sipas tij shkaku i mungesës së përgjigjes nga niveli qendror, kanë mbetur të zhgënjyer dhe ky projekt nuk është realizuar ende.
Kiks Kosova ka dërguar pyetje në drejtim të Ministrisë së Financave për të marrë një përgjigje nga ta në lidhje me këtë rast, por ministria zgjodhi të heshtte.