Dy grabitës të mitur sulmojnë me shishe qelqi shitësen e marketit në Gjilan
Policia të hënën ka arrestuar dy të mitur të dyshuar për një tentim grabitjeje që kishte ndodhur në një market ditë më parë në Gjilan.
Sipas Policisë, të miturit gjatë tentimit për të grabitur kanë sulmuar me shishe qelqi punëtoren e marketit, të cilët i kanë shkaktuar lëndime, transmeton Zeri.info.
“Më datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi të njëjtët në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare, punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri