Llapi me fitore komode ndaj Suharekës, baras mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 25-të.
Llapi ka arritur të shënojë fitore komode ndaj Suharekës me rezultat 2-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golat u shënuan nga Ardit Tahiri (32’, 82’).
Me këtë fitore, Llapi e sheh vetën në vendin e tetë me 29 pikë, kurse Suhareka e parafundit me po aq pike.
Kurse pa gola ka përfunduar ndeshja Feronikeli ’74 – Malisheva. /Zëri