Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Pas më shumë se një muaji, sot pritet të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kështu ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, tha Elezi.
Ai shtoi se për orën e saktë të mbledhjes, do të informohen mediat dhe qytetarët me kohë. /Zëri