Moti për ditën e sotme

Sot parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3° C deri në 6° C, ndërsa ato maksimale nga 15° C deri në 20° C.

Gjatë ditës së sotme do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s. /Zëri