Canaj: Abdixhiku do të shpëtonte politikisht nëse bën koalicion me LVV-në
Ish- diplomati Blerim Canaj tha se Lumir Abdixhiku do të shpëtonte politikisht nëse bën koalicion me LVV, pasi që sipas tij, secili që humb zgjedhjet do të duhet të jap dorëheqje.
Canaj e ka vënë në dukje se, ndonëse VV ka fituar zgjedhjet dhe pozitat e larta qeveritare nuk kanë ndryshuar që nga viti 2021.
“Nuk e besoj që Abdixhiku nëse vihet në pyetje të futet në biseda me VV që Abdixhiku ta kërkoj postin e kryeministrit, një gjë është fakt VV i ka fituar zgjedhjet i dyti fakt është se pozicionet 1, 2 ,3 nuk i kanë ndryshuar pozicionet prej vitit 2021. Pse do të mundet që Lumir Abdixhiku do ta bënte një koalcion me VV. Unë mendoj që politikisht edhe do ta shpëtonte Lumir Abdixhikun, pasi që secili që i humb zgjedhjet duhet të jap dorëheqje”, tha Canaj./rtv21