Mushkolaj reagon për gjuhën e tmerrshme të Kurteshit: Po vë në rrezik jetën e gazetarëve
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas përdorimit të gjuhës së tmerrshme nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.
Kurteshi e quajti Nacionalen “media të vrasësve me pagesë”.
Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me këtë gjuhë, vihet në rrezik jeta e gazetarëve, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Gjuha e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve të Nacionales dhe cilësimi “media kriminale e vrasësve me pagesë” është e rrezikshme dhe thirrje që vë në rrezik jetën e gazetarëve.