Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu edhe më lart në ranglistën botërore

Dy xhudistet e Kosovës Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, pas medaljeve të  fituara në Grand Prix në Austri, shënuan përparim në ranglistën botërore.

Distria Krasniqi tani është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ishte e treta.

Ndërsa Laura Fazliu nga pozita e katërt doli në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë.

Javën e kaluar, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztë.