Dafina Zeqiri njofton një pauzë në muzikë: Mos u shqetësoni

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se do të marrë një pauzë nga karriera e saj muzikore. Lajmi vjen në një kohë që ajo po përgatitet për të mirëpritur fëmijën e saj të parë.

Ajo e ka ndarë këtë lajm fillimisht në Threads dhe më pas në InstaStory, duke theksuar se, megjithëse do të tërhiqet për pak kohë, muzika nuk do të ndalet.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur shumë net magjike me ju pa para pauzës… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”, ka shkruar Dafina.

Duke qenë se shprehet se muzika vazhdon, duket se Dafina ka punuar për të sjellë projekte të reja gjatë kësaj periudhe, edhe pse do të jetë në pauzë për t’ju përkushtuar familjes.