Amberi “shpërthen bombën” me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore
Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një debat të nxehtë rreth Laert Vasili, pasi u diskutuan puthjet e tij me dy prej banorëve meshkuj, Gjestin dhe Aldon.
Kjo temë ka ngjallur kureshtje, sidomos pasi aktori pranoi se në shfaqjet e tij teatrale ka luajtur edhe rolet e personazheve biseksualë.
Mirëpo, kjo çështje ka marrë një tjetër kthesë me reagimin e ish-banores së BBVA 4, Amber, e cila është një grua transgjinore. Në një shkrim të publikuar në InstaStory, ajo bëri një deklaratë të fortë, duke sugjeruar se Laerti ka pasur një eksperiencë reale me një vajzë transgjinore shqiptare.
Përveç pjesës së misionit nga Vëllai i Madh, Laert Vasili ka pasur vërtet eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë”, – ka shkruar Amber në postimin e saj.
Ky shkrim ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale, me ndjekësit që janë ndarë në mendime të ndryshme. Disa e shohin si një deklaratë të hapur dhe të sinqertë, ndërsa të tjerë dyshojnë për qëllimin e saj.
A do të ketë një reagim nga Laerti pas kësaj deklarate? Mbetet për t’u parë në vazhdimësinë e spektaklit.