Dogana konfiskon barna të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës, përmes njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në magjistralen Dheu i Bardhë – Gjilan ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një kosovar, në të cilën kanë gjetur dy pako me barna të ndryshme me banderola të Serbisë.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari nuk e ka pranuar se ka edhe barna të tjera në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Lidhur me rastin personi i dyshuar ka pranuar se ka edhe barna tjera në Prishtinë, me ç’rast njësia e Task-Forcës së bashku me Doganën e Kosovës dhe Hetimet Rajonale kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e Shtetit është kryer kontrolli në garazhin e të dyshuarit, ku janë gjetur: 169 artikuj barnash të ndryshme, vlera e tyre llogaritet të jetë rreth tridhjetë mijë (30) mijë euro pa llogaritur shmangiet doganore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në lidhje me rastin thuhet se është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit thuhet se është iniciuar rasti kontrabandë me mallra.

“Vetura dhe barnat janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri