Gyokeres e përjashton Man Unitedin si opsion, zbulohen preferencat e tij për lëvizjen e radhës
Pasi prodhoi disa prej numrave më të mirë në futbollin evropian në dy sezonet e kaluara, duket e sigurt që sulmuesi suedez Viktor Gyokeres do të ndryshojë ambient në verë.
Sipas një raportimi nga A Bola, Gyokeres është në bisedime me Sporting Lisbonën për ta lënë të lirë dhe pavarësisht se ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, dy palët janë pajtuar ta lejojnë të largohet për një shifër më të ulët.
Shifra minimale do të jetë 65 milionë euro, ndërsa maksimumi do të jetë 75 milionë euro.
Sidoqoftë, Gyokeres është selektiv sa i përket destinacioneve të tij, ani pse preferenca e tij do të ishte rikthimi në Ligën Premier, ku një kohë e kishte provuar fatin e tij te Brightoni.
Një nga befasitë është se Gyokeres nuk është i etur për një kalim te Manchester United, ku do të ribashkohej me trajnerin Ruben Amorim.
“Djajtë e Kuq” ishin përmendur si një ndër destinacionet e tij të mundshme, por duke marrë parasysh se ata me gjasë nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, 26-vjeçari do të shkonte diku tjetër ku do t’i ofrohej kjo mundësi.
Në Spanjë, Barcelona është ekipi që e ka përcjellë atë më së shumti dhe Gyokeres i ka përfshirë.
Real Madridi është gjithashtu në listë, por destinacionet e tij më të mundshme janë Liverpool, Arsenal ose Manchester City.
Në anën tjetër Bayern Munich ka kërkuar informacion për të ndërsa Paris Saint-Germaini ishte afër transferimit të tij verën e kaluar.
Blaugranasit në listën e tij të gjelbër, megjithatë ata e kanë përjashtuar një lëvizje të mundshme për të këtë verë.