Autobusi humb kontrollin në Meksikë, bie nga shkëmbi, humbin jetën 11 persona

11 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në Meksikë, pasi një aksidenti të rëndë. Raportohet se një autobus doli nga rruga dhe ra në një shkëmb në shtetin jugor meksikan të Oaxacas.

Autobusi ishte nisur nga kryeqyteti meksikan për në qytetin e Tehuantepec. Në rrethana të paqarta, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga dhe të bjerë në një shkëmb, pranë komunitetit Santo Domingo Naro.

Sipas informacioneve nga autoritetet meksikane, dy nga të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje kritike. Gjithsej 25 persona humbën jetën në dy aksidente trafiku me autobusë ditën e djeshme. /dosja.al