Policia arreston dy persona në Deçan, dyshohet se grabiten 1600 euro dhe telefonin e një personi
Dy persona janë arrestuar nga policia në Deçan si të dyshuar për grabitje.
Sipas Policisë, grabitja ka ndodhur sot pas mesnate, rreth orës 00:35, në rrugën “Elez Geci dhe Maxhun Berisha” në Deçan.
“Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje ka takuar tre persona, të cilët kanë informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturë me targa vendore dhe sipas deklarimit të viktimës, të dyshuarit ia kanë grabitur 1600 euro dhe një telefon mobil, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive të hetuesve, të dyshuarit janë identifikuar dhe të njëjtët janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Zëri