Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit
Të hënën, një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve, transmeton Zeri.info.
“Gjilan / 10.03.2025 - 05:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë në Emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri