“Egli mund të rikthehet në shtëpinë e BBVA-së”?

Për të mos thënë gjithmonë, largimet nga Big Brother VIP Albania janë më të zhurmshme sesa hyrjet brenda kësaj shtëpie, siç ndodhi edhe me Egli Takon.

Largimi i befasishëm i saj ka pushtuar rrjetin, por pyetja më e madhe nga ndjekësit është se mund të ndodh edhe rikthimi i saj.

Ndonëse që nga dalja reagimet e Eglit janë të rralla, andaj gazetari dhe ish-banori i BBVA2 Ronaldo Sharka në emisioni ‘Wake up’ ka dhënë deklarata të papritura.

Ai shtoi se mund të kemi rikthimin e Eglit si banoret e viteve me parë, siç ishin Efi, Kiara dhe Bledi.