Hoxha: Ndërkombëtarët po kërkojnë qeveri stabile

Analisti, Ylli Hoxha ka treguar se deklarimet e Lumir Abdixhikut, si kreu i LDK-së nuk është aspak “befasues” dhe kjo çështje ka qenë e qartë edhe para mbajtjes së zgjedhjeve.

Hoxha deklaroi se një koalicion i mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës është për disa arsyeje, njëra ndër to edhe efekti i administratës Trump.

“Qëndrimi i LDK-së nuk është befasues. Qëndrimi ka qenë I qartë se nëse është vështirë me qenë bashkëqeverisje është LDK-ja. Abdixhiku sot ka vendosur një kusht të patejkalueshëm, nëse Abdixhiku nuk është kryeministër, nuk do të ketë bisedime me LVV. Synimi I Lumir Abdixhikut është hapja e derës së PDK-së që ta mendojë opsioniin e diskutimit me VV-në. Me mungesën e alternatives, PDK-së I zhduket opsioni I krijimit të qeverisë me LDK-në, sepse është I pamundur nëse LDK-ja përmban këtë vendim.
Qeveria e krijuara me 61 vota, janë të zhdukura prej ditës pare. Politikisht, praktikisht është qeveria më jo e varur dhe më jostabile. 11 do ketë varësi nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe tri kërkesat e tyre. Ose VV-PDK ose VV-LDK.

Presion i lartë për krijimin e ndërtimit të qeverisë mes PDK-së dhe VV. Për disa arsyeje, paparashikueshmëria në çështjet e relacioneve me Serbinë si pasojë e ndryshimeve të administrates Trump dhe si nevojë e stabilitetit për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Hoxha.

Hoxha deklaroi se çasja e dytë e këtij koalicioni është edhe vendimi i Gjykatës Speciale, i cili do të sjellë krizë “politike” në vend dhe çështja e presidencës./dukagjini