Platforma “X” bie tri herë nga sistemi gjatë ditës

Për të tretën herë me radhë, platforma e Elon Musk, `X` ka rënë nga sistemi.

Më shumë se 40,000 ankesa janë drejtuar në platformën e verifikimit të rënies së rrjeteve sociale, “Downdetector”.

Dy herë të tjera X pati probleme të ngjashme, por u kthye të funksionojë më pas.

Ata po vazhdojnë të ndajnë mendime në seksionin e komenteve rreth mosfunksionimit të X.