Zhvillohet seanca paraprake ndaj të akuzuarit për vrasjen e Martin Canit
Prindërit e Martin Canit kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës për seancën paraprake ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit të tyre 14-vjeçar.
Në këtë gjykim Prokuroria e Tiranës kërkon kalimin për gjykim të të miturit Mario Përlleshaj për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj të miturit, Martin Cani.
Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish disa muaj më parë në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 14-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkollë me viktimën.
Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.
Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.