Rashiti: Është manipuluar me votat në ambasada dhe ato me postë
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka hedhur kritika sa i përket procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Rashiti ka shkruar se gjatë votimit në ambasada ka pasur manipulim me vota, përcjellë kështu edhe nga ato me postë nga mërgata.
Sipas tij, edhe gjatë procesit të numërimit në QNR, komisionarët kanë shkaktuar manipulime.
“Vlerësimi i lartë ndërkombëtar për ditën e zgjedhjeve do të zbehet me shumë kritika për procesin e numërimit”, ka shkruar Rashiti.