LVV-ja paralajmëron ankesë në Supreme për çështjen e votimit me postë
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se do të ankohen në Gjykatën Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) refuzoi ankesën e tyre për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë.
“Ne kemi me u anku në lidhje me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme nga mërgimtaret tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u anku në vendimin e PZAP-it, sepse e ka hapur derën PZAP-i ligjërisht, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.
Kurteshi po ashtu tha se do të ankoheni në lidhje me çështjen e votimit me postë edhe në Supreme.
“Ne e dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme më bindjen se na jep të drejtë, por nuk vendosim për të”, tha ai.