Brenda ish-fabrikës për prodhimin e municioneve në Prekaz [video]

Për vetëm një orë në ish-fabrikën për prodhimin e municioneve në Prekaz të Skenderajt, prodhoheshin afër 4 mijë e 500 plumba nga 300 punëtorë të fabrikës. Këto ditë i mban në mend mirë ish-kontrolleri në këtë fabrikë, Haxhi Beqiri, ka rrëfyer për ditët e lavdishme të fabrikës nga e cila furnizoheshin edhe vet amerikanët.

Në vitin 1987 u punësua në këtë fabrikë.

Kështu, Haxhi Beqiri, e gjeti vetën në mesin e 300 punëtorëve në fabrikën për prodhimin e municioneve në Skenderaj.

Brenda saj, për vetëm një orë, prodhoheshin afër 4 mijë e 500 plumba.

Krejt kjo në katër repartet e kësaj fabrike.

“Funksioni i tij e ka pas me shkri plumbin, pra blloqet që i kemi marrë ne Zveçan, punëtorët i kanë hedh këtu. Ka qenë diku mbi 100 gradë celsius dhe këtu u shkri, nga këtu ka kaluar në sita atje dhe janë bërë saçmat. 1:15 Fabrika i ka diku 4 mijë metra katror, me katër reparte. Reparti i plumbit, reparti i plastikës, i kallameve dhe mbushjes”, thotë Haxhi Beqiri, ish-kontroller në repartin e kallameve.

Edhe pas tri dekadave janë të shumta gjurmët se këtu dikur prodhohej municioni.

Disa nga këto kujtime, i ka ruajtur me nostalgji edhe vet ish-kontrolleri në repartin e kallameve, Haxhi Beqiri.

“Reparti i kallameve e ka pas për qëllim me montua tubacionin me këtë bazamentin dhe kapsollën dhe ia ka qitë vulën”, thotë ai për Teve1.

Makineritë që dikur prodhonin fishek gjuetie edhe për vet amerikanët e evropianet, ndodhen ende brenda fabrikës.

Por asnjë prej tyre, tani nuk është funksional.

Ndërsa në çdo repart të saj, shihen materialet nga të cilat bëhej plumbi.

“Ne jemi në repartin e plastikës. Kjo maqinë ka funksionuar për me maru këtë fillsin, ka punuar me politilen. Lëndën e parë e kemi marrë në Itali dhe punëtori kur i ka vyjt me marua fillesa apo tampona, e ka gjuajt lëndën e parë lëndën e parë këtu dhe kjo e ka bërë shtymjen. Këtu ka qenë shablloni, i ka marua dikun 30 tampona përnjëherë.Tamponi ka shërbyer për me marua fishekun indiall”, shprehet Beqiri.

E plumbat F12, 16 dhe 20 e merrnin formën finale, këtu në repartin e finalizimit.

Fabrika e cila u ndërtua në vitin 1977, e ndali prodhimin në vitin 1991, pas masave të dhunshme serbe.

E disa vjet më vonë, në të përfundimisht u vendosën forcat ushtarake e policore serbe.

Së fundmi, kjo fabrikë është bërë pjesë e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.