“Mos më fut në një shportë me Rashiqin”, Arsenijeviqi i reagon Kurtit
Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi Kurti konstatoi se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje në favor të Listës Serbe dhe në dëm të Rashiq dhe Arsenijeviq.
Arsenijeviq tha se për shkak të ankesa të Vetëvendosjes të dërguara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, partia e tij është dënuar me 12 mijë euro.
“Do t’i lutesha këtij shtypësi të popullit tim që të mos më mbrojë dhe të më fus në të njëjtin kosh me ficusin e tij Nenad Rashiq. Ne dimë si të mbrohemi dhe për momentin jemi të mirë në këtë”, shkroi Arsenijeviq në Facebook.
Kurti në një konferencë për media tha se aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje që të punojë kundër disa subjekteve serbe, veçanërisht partisë së Nenad Rashiqit dhe partisë Demokracia Serbe të Aleksandar Arsenijeviqit.