Lady Gaga feston publikimin e albumit të ri “Mayhem” me fansat në New York
Lady Gaga ka publikuar albumin e saj të shtatë në studio, Mayhem, i cili u prit me entuziazëm nga fansat dhe kritikët.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq në New York, duke përshëndetur fansat jashtë hotelit të saj, pak pas premierës së albumit në platformat e transmetimit.
E veshur me lëkurë të zezë dhe syze diell, Gaga shpërndau autografe dhe bëri selfie me admiruesit e saj.
Ndërkohë, i fejuari i saj, Michael Polansky, nuk ishte i pranishëm, megjithëse ai ka bashkë-prodhuar albumin me Andrew Watt, shkruan DailyMail.
“Mayhem”, që përmban 14 këngë, është vlerësuar si një “kryevepër” nga kritikët, të cilët theksojnë rikthimin e saj në temat kryesore të seksit, famës dhe shkathtësisë.
Albumi përfshin bashkëpunime të rëndësishme, si dueti me Bruno Mars, “Die With A Smile”.
Në një intervistë të fundit, Gaga zbuloi se kënga “Blade Of Grass” është frymëzuar nga propozimi i veçantë i Polansky-t, i cili ndoqi një kërkesë të saj të mëparshme për të përdorur një fije bari në vend të një unaze tradicionale.
Krahas festimeve për albumin, Gaga po përgatitet për të drejtuar dhe performuar në Saturday Night Live këtë fundjavë.