Grand Prix Linz: Distria Krasniqi mëson kundërshtaren në finale

Distria Krasniqi ka mësuar kundërshtaren e saj në fazën finale të Gran Prixit Linz të Austrisë 2025.

Krasniqi arriti të sigurojë finalen duke e mposhtur xhudisten hungareze, Reka Pupp.

29-vjeçarja, përveç finales, tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë, ku në finale do ta kërkojë atë të artën.

Tashmë është mësuar se me kë do të përballet Krasniqi në finale. Bëhet fjalë për japonezen, Iroha OI.

Xhudistet do të garojnë deri në kategorinë -52 kg. /Zëri