“Po ja ban gajlen Eglit a?” - pyeti Gjesti Laertin, por s’e kupton se çfarë po i thotë
Gjesti shkaktoi reagime të shumta te banorët pas kurthit që u bëri mbrëmë, duke u thënë se do ta lë shtëpinë e në fakt u fsheh në dollap.
Një përleshje e pati mbrëmë me Laertin, pas rrëmujës të cilën e shkaktoi në shtëpi.
Ishte në një moment kur Laerti i tha atij se këngëtari po e lëndonte Eglin me veprimet e tij.
“E ke marrë në qafë atë vajzë, që qan e i thu, e dua se dua”, i thoshte aktori. “E ti po ja ban gajlen a?”, ishte më pas kundërpërgjigjja e Gjestit.
Por Laerti nuk e kuptoi se çfarë po i thoshte këngëtari nga Peja, derisa mbeti si i hutuar.
“Urdhëro, kë po ja mbaj? Çfarë po thua se s’po të marrë veshë”, i tha ai Gjestit.