Drejtoria e Arsimit në Obiliq: Dhuratat për mësimdhënësit me rastin e festave s’duhet ta tejkalojnë shumën e përcaktuar me ligj
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Obiliqit ka lëshuar një njoftim për të gjithë mësimdhënësit se dhuratat për 7 dhe 8 Mars nuk duhet të tejkalojnë shumën e përcaktuar me ligj.
Drejtorët e shkollave janë të obliguar të informojnë këshillat drejtuese, të prindërve dhe të nxënësve për këtë vendim.
Data 7 mars u kushtohet mësimdhënësve, të cilët punojnë në edukimin e brezave të rinj dhe kjo datë festohet qysh nga vitit 1887, kur u hap mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë. /Zëri