Edhe AUV-i kundërshton pretendimet e Maqedonisë së Veriut për praninë e një bakteri në ujin nga Kosova
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut rreth pranisë së një bakteri në një mostër uji nga Kosova.
Ata ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë infromatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë së ujit, raporton Zeri.info.
AUV-i thotë se nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore.
“Nga kontrolli i brendshëm i inspektoratit fitosanitar, trup e cila bënë certifikimin e ngarkesave. Nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik. Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me “prezencën e bakterit koliform”. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë “Rugove”. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative ( pa prezencë të baktereve)”, thuhet në reagim.
AUV-i, ndër tjera, thekson se nga të gjetjet, faktet e mbledhua nuk ka vend për shqetësim dhe se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurtë për pije.
Përveç AUV-it edhe IKSHPK-ja dhe kompania në fjalë kanë reaguar dhe demantuar këto pretendime që kanë qarkulluar në media për disa ditë. /Zëri