Kryetari i Istogut shpreh ngushëllime për vdekjen e vëllait të Unikkatilit
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i ka shprehur ngushëllime familjes Palokaj, pas vdekjes së Mentor Palokajt.
Ai ka thënë se humbja e një të riu është gjithmonë e rëndë dhe lë boshllëk të madh për familjen, teksa u shpreh se kujtimi për Mentorin do të mbetet përherë i gjallë për ata që e njohën, raporton Zeri.info.
Telegrami i plotë:
E nderuara familje Palokaj,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Mentor Lush Palokajt.
Në këto momente dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Humbja e një të riu është gjithmonë e rëndë dhe lë boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Lutemi që forca dhe durimi t’ju shoqërojnë në këtë kohë të vështirë, ndërsa kujtimi për Mentorin do të mbetët përherë i gjallë tek ata që e deshën dhe e njohën.
Dhembjen tuaj e ndajmë me ju dhe lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e përjetshme.
Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,
Ilir Ferati