Lautaro bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Ligën e Kampionëve
Goli i shënuar ndaj Feyenoordit ishte i veçantë për Lautaro Martinezin.
Sulmuesi argjentinas në fakt sonte u bë golashënuesi më i mirë në histori të Interit në Ligën e Kampionëve.
Lautaro i ka shënuar 18 gola në këtë garë me “Nerazzurri”, katër më shumë se Adriano dhe një më shumë se legjendari Mazzola, të cilin e kaloi sonte.
I zgjedhur lojtari i ndeshjes në udhëtim kundër ekipit holandez, të cilën Zikaltrit e fituan me rezultat 2:0, Lautaro thotë se ndihet mjaft i lumtur për këtë arritje.
“Ndihem krenar, nuk e kisha imagjinuar kurrë më parë këtë. Kam punuar dhe kam luftuar shumë. Njerëzit e dinë se çfarë kam kaluar, gjithçka sakrificë dhe meritë e punës. Duhet të vazhdoj dhe do të punoj në maksimum sepse dua më shumë”, deklaroi pas ndeshjes Lautaro, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Interit në vitet e fundit dhe njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.