Lajm i mirë për shqiptarët e Italisë, Senati miraton marrëveshjen për pensionet

Senati italian miraton në unanimitet marrëveshjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve.

Ndërkohë, Parlamenti i Shqipërisë ka disa muaj që e ka ratifikuar marrëveshjen.

Tashmë, mbetet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe hyrja ne fuqi e marrëveshjes.