Në Vushtrri shënohet Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Efiçiencës së Energjisë në Vushtrri.

Kjo ditë në Komunën e Vushtrrisë nisi me një sërë, fillimisht ishte programi me temën “Potenciali i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Nivel Lokal”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se efiçienca e energjisë është një angazhim që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë.

“Efiçienca e energjisë nuk është vetëm një koncept teknik, por një angazhim që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë. Duke reduktuar harxhimin e panevojshëm të energjisë, jo vetëm që kursejmë burimet tona natyrore, por edhe ulim ndotjen dhe ndikimin negativ në mjedis”, ka thënë Idrizi.

Drejtori i GIZ në Kosovë, David Oberhuber, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit te akterëve relevant në sektorin e energjisë si dhe mbështetjen që po jep GIZ për këto iniciativa në emër të Qeverisë Gjermane.

U organizua edhe një session i hapur me qytetarët, ku ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve ndanë njohuritë e tyre mbi rëndësinë e kursimit të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme në nivel lokal.

“Një moment i veçantë i ditës ishte aktiviteti me nxënësit e SHMU-1, të cilët u angazhuan në projektin ‘Kapsula e Kohës’. Përmes shkrimeve të tyre, ata përshkruan sesi e imagjinojnë energjinë në vitin 2050, duke i vendosur mesazhet e tyre në një kapsulë që do të ruhet për brezat e ardhshëm. Në fund të aktivitetit, nxënësit shprehën vizionin e tyre për të ardhmen e energjisë përmes ekspozitës artistike ‘Ndriçojmë të Ardhmen’, ku punimet më të mira u vlerësuan me çmime simbolike”, thuhet në njoftim.

Këto aktivitete u organizuan nga Komuna e Vushtrrisë, Instituti INDEP, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.