Buci dhe Verona bëhen prindër për herë të parë
Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun, Buci, është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Verona Osmani, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Elio.
“Bekimi ynë më i madh, Elio”, ka qenë përshkrimi që i kanë vënë këtij postimi të ndarë në Instagram.
Buci bëri bujë të madhe e mori vëmendje me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka qenë një lojtar aktiv që ka krijuar debate e polemika me banorët, por pati edhe një rast me Santiana Malokun.
Nga kjo më pas i shkoi për vizitë partnerja e tij, Verona, momenti i të cilëve u bë viral gjithandej në rrjete sociale.
Vlen të ceket se çifti ka shumë vite që janë së bashku.