Fero publikon fotografi nga palestra: Pas Ramazanit do ta shihni se çfarë është trupi
Feronit Shabani – Fero, pavarësisht largimit nga muzika, po vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale.
Ai publikon fotografi të ndryshme me ndjekësit dhe është shumë i përkushtuar ndaj palestrës.
Në një imazh të fundit nga ushtrimet, ai ka bërë edhe një përshkrim interesant, me të cilin mori vëmendje.
“Shumë probleme mundesh me i zgjidh nëse i largon disa ushqime, disa njerëz edhe disa zakone nga jeta juaj”, tha ai.
Tutje shtoi: “Do i shihni pas Ramazanit se çfarë është trupi”.
Fero këto ditë ka treguar për ndjekësit se është martuar me një modele po ashtu nga Gjilani.
Kjo është martesa e dytë për të, pas asaj me Arbenita Ismajlin, me të cilën ka një vajzë.