G Bani reagon për herë të parë pasi u largua nga shtëpia, kjo është e vërteta rreth shëndetit të babait të tij

Gjatë spektaklit të së martës G Bani është larguar nga shtëpia e Big Brother Albania për shkak të një emergjence familjare.

Ka qenë vetë drejtuesi i programit, Ledion Liço, i cili është futur brenda ambientit të shtëpisë dhe ia ka kumtuar lajmin G Banit se babai i tij është shtrirë në spital për shkak që ka pësuar “Ishemi Celebrale”, shkruan Zeri.info.

Ai po ashtu e njoftoi G Banin se produksioni tashmë ia ka prerë biletën për në Londër.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagra, G Bani ka reaguar për herë të parë që pas daljes së mbrëmshme.

Ai ka bërë të ditur se e gjithë kjo nuk është rren dhe se babai i tij është i sëmurë, por që nuk e ka besuar një gjë të tillë deri në momentin kur ka folur me familjarët, shkruan tutje “Zëri”.

G Bani ka thënë po ashtu se nuk do të postojë fotografi me babanë e tij në këtë gjendje që është, duke i falënderuar të gjtihë për mbështetjen që ia kanë dhënë.

Postimi i plotë i G Banit, pa ndërhyrje:

U falem nderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk asht rren’. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, k’shtu që nuk do postoj foto të tij në moment të vështir’ për të bind a për të ngop gëzimin e hijenave e të korbave. Nuk më asht besu deri sa kam fol me familjen. E besojn’ apo jo disa lojtarë e shum’ komentues, edhe un’ kam familje. Nuk kam dal nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet u a boj hallall të gjith’ve. Të gjitha sa kan’ ndodh aty, un’ do i lej aty. Jet’ të mbarë të gjithë banorëve, u rujt Zoti!. /Zëri