Pjesa e parë: Real Madridi dhe Atletico Madridi po luajnë baras

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në kuadër të fazes 1/8-tës.

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë duke luajtur baras 1-1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Golin për Los Blancos e shënoi Rodrygo (4’), kurse për Atleticon realizoi Alvarezi (32’).

Fitore është duke shënuar Arsenali me rezultat 1-3 ndaj PSV Eindhovenit, kurse Dortmundi po udhëheq minimalisht 1-0 ndaj Lilles. /Zëri